Smaka-Në vendin tonë hallakam e madhe

Lajme

Smaka-Në vendin tonë hallakam e madhe

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:58
Riza Smaka

Eksperti i së drejtës kushtetues Riza Smaka përmes një postimi në rrjetin e tij në facebook ka thënë rendi juridik në vendin tonë nuk është i kompletuar dhe se aktet ligjore në fuqi nuk janë të plota. Sipas tij ekziston nevoja imediate që Kushtetuta të amendetohet.

“Në vendin tonë , rendi juridik nuk është i kompletuar , në një anë dhe, aktet ligjore në fuqi, kurodoherë ose nuk janë të plota ose janë reciprokisht kolizive, në anën tjetër.Kushtetuta , ligji suprem i vendit , ka nevojë imediate për tu amenduar , sëpakut në disa dispozita e pjesë”-ka shkruar Smaka .

Ai thotë se zgjedhje a Presidentit të vendit sipas Kushtetutës e favorizon dhe e mundëson shkeljen e saj, përkatësisht nenin 70 të saj.

“Zgjedhja e Presidentit të vendit sipas Kushtetutës , e mundëson dhe favorizon shkeljen e Kushtetutës ,më konkretisht ,të dispozitës së nenit 70 të saj. Në roundin e tretë për kandidatin për President qe ka fituar më shumë vota nga tjerët në vend të shumicës së kualifikuar qe kërkohet gjatë dy roundeve të para, pos qe kërkohet në vetëm shumica absolute, në një anë por implicite qendron kanosja për shpërndarjen e Kuvendit nëse kandidati i vetëm në rrethin e tretë nuk do të zgjedhej President, në anën tjetër”-ka vazhduar ai

Tutje ai thotë se qeverit e vendit tonë nukm janë formuar sipas ligjit për Qeverinë e RK-se sikurse kërkon Kushtetuta por sipas një akti nënligjor të miratuar nga qeveria dhe se nga kjo del se tq gjitha qeverit e deritanishme sikurse edhe kjo aktuale nuk ishin legale por sublegale.

“Qeveritë e vendit tonë , deri tani, nuk janë formuar sipas Ligjit për Qeverinë e RK-së sikundër kërkon Kushtetuta, por , sipas një aktit nënligjor të miratuar nga Qeveria! Sëandejmi del se ,qeveritë e deritashme sikundër edhe kjo aktuale, nuk ishin legale por sublegale , aq më parë kur kanë qenë formuar jo sipas kritereve ligjore , racionale por sipas kërkesave partiake për të akomoduar sa më shumë partizanë partikë e politkë në poste të lakmuara e për aq të shtrënjëta për buxhetin e vendit”-shkruan Smaka

Këtu mund ta gjeni postimin e plot të tij:

Në vendin tonë , hallakamë e madhe!

Në vendin tonë , rendi juridik nuk është i kompletuar , në një anë dhe, aktet ligjore në fuqi, kurodoherë ose nuk janë të plota ose janë reciprokisht kolizive, në anën tjetër.

Kushtetuta , ligji suprem i vendit , ka nevojë imediate për tu amenduar , sëpakut në disa dispozita e pjesë.

Zgjedhja e Presidentit të vendit sipas Kushtetutës , e mundëson dhe favorizon shkeljen e Kushtetutës ,më konkretisht ,të dispozitës së nenit 70 të saj. Në roundin e tretë për kandidatin për President qe ka fituar më shumë vota nga tjerët në vend të shumicës së kualifikuar qe kërkohet gjatë dy roundeve të para, pos qe kërkohet në vetëm shumica absolute, në një anë por implicite qendron kanosja për shpërndarjen e Kuvendit nëse kandidati i vetëm në rrethin e tretë nuk do të zgjedhej President, në anën tjetër!

Në atë kontekst, nuk mund të këtë dyshim se, jo pak deputetë e deputete të Kuvendit, do ta votonin kandidatin , edhe me supozimin se , nuk e kanë pasë mbështetur gjatë roundeve paraprake, në mënyrë qe, të mos shpërndahej Kuvendi e me të , të mos terminonte mandati i tyre qe ju siguron privilegje e paratagra joshëse!

Qeveritë e vendit tonë , deri tani, nuk janë formuar sipas Ligjit për Qeverinë e RK-së sikundër kërkon Kushtetuta, por , sipas një aktit nënligjor të miratuar nga Qeveria! Sëandejmi del se ,qeveritë e deritashme sikundër edhe kjo aktuale, nuk ishin legale por sublegale , aq më parë kur kanë qenë formuar jo sipas kritereve ligjore , racionale por sipas kërkesave partiake për të akomoduar sa më shumë partizanë partikë e politkë në poste të lakmuara e për aq të shtrënjëta për buxhetin e vendit!

Rrjedhimisht ,Qeveria aktuale e RK-së, e administrauar nga z. A. Hoti, pikërisht ka aq minstri sa ka departmente Ekzekutivi i SHBA-v ( Outline of U.S. Government,Office of International Information Programe, U.S., Departemnt of State, The Cabinet, 50, 2020) Sic!

Në funksion të shtetit të së drejtës do të duhej qe , nder të tjera , të ishin të miratuara dhe të aplikoheshin me konsekuencë dhe konsistencë aktet ligjore për përgjegjësinë morale , politike e juridike të titullarëve publikë, për pagat sipas kritereve objektive, për normativat e punëve administrative, prokuroriale e gjyqësore, për ekzekutivin etj. Këto akte ligjore deri sot nuk egzistojnë sikundër edhe jo pak tjera.

Edhe aktualisht , Administrata publike është e stërfryrë në dëmin e buxhetit si dhe të efikasitetit dhe eficiencës.Pothuaj se ,në Prishtinë, nuk ka lagje ku nuk ndodhet e akomoduar, në objekte private për qira të larta, ndonjë ministri , bord, agjension, komision qeveritar! Madje, mund të egzitojë dyshimi i bazuar se, në lartësitë enorme të qirave mujore për objektet private në të cilat janë të akomoduara institucione publike të caktuara , mund të praktokohen spekulime abuzive në favor të titullarëve publikë të caktuar, në një anë dhe për aq në disfavor të buxhetit të shtetit, në anën tjetër!

Janë evidente ,jo pak raste ,në të cilat, ligji në fuqi aplikohet sipas metodës së seleksionimit negativ gjithnjë në favorin e funksinarëve politikë e pushtetarë si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre dhe në disfavorin e loegalitetit e të shtetit të së drejtës!

Punësimet në sektorin publik gjithnjë janë aplikuar dhe aplikohen jo sipas kriterit të meritokratisë e profesionalizmit por të interesave, kërkesave parametrave pushtetare , politike e partiake! Seandejmi pashmangshëm në punësime të tilla , dominon nepotizmi, familjarizmi, korrupsioni i formave të ndryshme!

Sëandejmi , rastet juridike – administrative, prokuroriale e gjyqësore të pakryera , janë të shumta ,në një anë dhe ,të kryera nën nivele e standarde profesionale, në anën tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat