Vëllezërit “belaxhi”: “Kësi kryetari i duhet Kosovës”

Lajme

Vëllezërit “belaxhi”: “Kësi kryetari i duhet Kosovës”

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:11
Vëllezërit Haradinaj

Në media u raportua se vëllezërit Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj kanë rrahur një punëtorë të tyre.

Të paktën kështu edhe janë denoncuar në policia për “rrahjen e punëtori të tyre”.

E kjo ngjarje e frikshme ka ndodhru rreth tre muaj më parë, por që, tash është bë publike.

Në polici këtë ngjarje e kishte raportuar një mjeke kujdestare, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore një personi me lëndime trupore të cilat, sipas tij, ishin pasojë e rrahjes nga vëllezërit Haradinaj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Ka thënë se e kanë intervistuar ankuesin dhe se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Megjithatë, sipas mediave, ankuesi ka shkuar në polici dhe ka kërkuar që të mbyllet ky rast, e në anën tjetër vëllezërit Haradinaj as që janë intervistuar për të ngjarje.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me ngjarjen që ka ndodh, ku thotë se kësi kryetari i duhet Kosovës.

Postimi i Naim Miftarit:

Denoncimi i punëtorit për rrahje nga Ramush dhe Daut Haradinaj, aktivizohet Prokuroria.!

-------------------------------------------------

Nuk ësht hera e parë, janë mësu me i rreh borxhlit e vet, jau ka lanë ëmbël puntori i pllakave keramike në shtepinë e Ramushit dikun afër 45 mijë euro, kësi lloj krytari na duhet neve Kosovës, ku askush nuk do të guzonte të punonte dhe të kërkonte të hollat për mundin e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat