Marko Gjuriq edhe për një kohë do të jetë drejtor i të ashtuquajturës "Zyrë për Kosovën" në qeverinë e Serbisë, deri sa ta marrë akreditimin për ambasador të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Favorti për "trashëgimtar" të Marko Gjuriqit në funksionin e deritashëm është Petar Petkoviq, ndihmësdrejtor i "Zyrës për Kosovë", i kanë thënë jozyrtarisht "Danas"-it burime nga skena politike e Serbisë, transmeton Bota Sot.
Burimet thonë se Vuçiç ka vendosur që Gjuriq të jetë përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Serbisë në Uashington "sepse ka shumë besim tek ai".
Të përkujtojmë se Petar Petkoviq ishte zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) në kohën kur Vojislav Koshtunica drejtonte atë parti.
Ai u largua nga DSS-ja në tetor 2014, vetëm një ditë pasi edhe Koshtunica e bëri këtë.
Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe [të Vuçiqit] dhe ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të "Zyrës për Kosovë" nga prilli 2016.
Sipas gazetës beogradase, ministri i punëve të jashtme i Serbisë dhe lider i SPS-së Ivica Daçiq edhe më tej do të mbetet në këtë funkson, sepse "i duhet Vuçiqit, si afërt me Moskën, por edhe si aleat në fushatën e ardhshme të Vuçiqit për zgjedhjet presidenciale".