Shpërthen Bajrami: Si nuk iu vjen turp Shpend Ahmetit dhe Selim Pacollit?

Lajme

Shpërthen Bajrami: Si nuk iu vjen turp Shpend Ahmetit dhe Selim Pacollit?

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:00
Shpend Ahmeti

Qentë endacakë janë bërë problem për banorët e Prishtinës.

Ata kërkojnë ndihmë tek institucionet që t’u bëhet një zgjidhje për këtë problem, madje disa prej tyre kanë shprehur shqetësim edhe përmes rrjetit social në Facebook.

Njëri prej tyre është edhe profesori Mustafë Bajrami, që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ‘shpërthyer’ ndaj krerëve komunalë.

Ai ka thënë se si nuk i vjen turp kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti e nënkryetarit Selim Pacolli të dalin para kamerave e të marrin poza, të flasin e mashtrojnë qytetarët se qenkan tu punuar për qytetarë, pasi sipas tij jeta është bërë e padurueshme në Lagjen Qëndresa në Prishtinë.

“Si nuk i vjen turp kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti e nënkryetarit Selim Pacolli të dalin para kamerave e të marrin poza, të flasin e mashtrojnë qytetarët se qenkan tu punuar për qytetarë. Po bile të thonë najherë, s'po dimë, s'po mundemi e kaç e kemi kaçikun e dijes dhe të mundësive”, ka shkruar ai. 

Bajrami ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me qentë endacakë, pasi thotë se tashmë banorët janë të lodhur nga kjo situatë.

“Jeta është bërë e padurueshme në Lagjen Qëndresa në Prishtinë. Njerëzit po flasin të ikun nga këndej, sepse janë lodhur në shpirt. Jashtë oborreve nuk guxon me dalë prej qenve endacakë e fëmijët nuk guxojnë të lozin para shtëpive. Në oborre s'mund të qëndrosh as 5 minuta prej mushkonjave që janë bërë me miliona. Banorët e kësaj lagje nuk kanë mujt me i shfrytëzuar ballkonet e tyre asnjë natë, ama bash asnjë natë gjatë gjithë verës. Ndërsa brenda shtëpive, me muaj të tërë pa ujë deri 20 orë në ditë. Çfarë tmerri! Çfarë jete të tmerrshme janë duke e jetuar njerëzit e këtushëm!”

“A është e mundur dhe si është e mundur e gjithë kjo? Si është e mundur të kenë fuqinë morale këta njerëz të flasin para qytetarëve e në emër të qytetarëve. Dhe ate, pa fije turpi...?!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat