Publikohet një diskutim “imagjinar” mes Thaçit dhe Pacollit

Lajme

Publikohet një diskutim “imagjinar” mes Thaçit dhe Pacollit

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:13
Takimi Thaçi, Erdogan dhe Pacolli

Analisti Blerim Vela është tallur me presidentin e vendit Hashim Thaçi si dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin në lidhje me takimin e Thaçit dhe presidentit Erdogan në Turqi.

Në një postim në Facebook në formë shakaje, Vela ka publikuar një diskutim për siç e quan ai imagjinar mes Thaçit dhe Pacollit.

Për më shumë ndiqeni të plotë postimin e tij.

Diskutimi imagjinar mes Thaçit dhe Pacollit

Thaçi: Bac, çka i ke planet sot me aeroplan?

Pacolli: Sen shef, a po te vyn me te çu najkah?

Thaçi: Paj, po. Po du me shku me u taku me abene Erdoganin. A po vjen edhe ti?

Pacolli: Ne rregull shef. Qe po i boj gati letrat.

Thaçi: Flm shume bac. E di qe çdohere muj me u bazu ne ty - qofte kur je ne pushtet apo "opozite"...

Pacolli e Thaçi qeshin se bashku...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat