Grenell të martën në Beograd

Lajme

Grenell të martën në Beograd

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 20:10
Grenell

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës Riçard Grenell të martën me 22 shtator qo të qëndroj në Beograd, mëson “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ardhja e tij në Serbi është në lidhje direkt me marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë në Shtëpinë e Bardh[, e cila ndër tjera parashikon hapjen e zyrës së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (DFC). Me këtë praktikisht nis realizimi i pjesës ekonomike të marrëveshjes.

Si mëson “Blic”  pritet që Grenell të takohet me presidentin e Serbisë Vuçiq.

“Temë e bisedimeve gjatë qëndrimit të Grenellit do të jenë edhe pikat tjera të marrëveshjes së Uashingtonit  që duhet sa më parë të nisin të realizohen”  - ka thënë burimi i “Blic”.

Një ditë më herët është parashikuar që në Serbi të arrijë delegacioni i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (DFC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat