Gjuriq: Trump përmes Grenellit ka nisur realizim si vetëtima të marrëveshjes

Lajme

Gjuriq: Trump përmes Grenellit ka nisur realizim si vetëtima të marrëveshjes

Nga: F.B Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:07
Gjuriq

Për Serbinë është shumë me rëndësi që i dërguari special amerikan Grenell shumë shpejtë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington erdhi në Beograd edhe Prishtinë ashtu që përmes Grenellit Tramp ka nis si vetëtima realizimin e marrëveshjes së Shtëpisë së bardhë tha Gjuriq, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai vlerësoi shumë rëndësi ndërtimin e raporteve me ShBA përmes forcimit ekonomik dhe mundësisë që në të ardhmen të ndërtohen raporte të përhershme të mira.

“Kjo do të ishte trashëgimi për gjenerata e ardhshme, që Serbia përfundimisht me miqtë tanë nga lindja dhe regjioni të ketë edhe një shtyllë ku mbahet stabiliteti dhe shtetësia” tha ai për Tv Hepi.

Ai shtoi se Serbia në Uashington arriti disa rezultate me rëndësi, posaçërisht heqja nga rendi i ditës së njohjes së ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë.

Po ashtu vlen të përmendet tha ai edhe presioni nga Tramp që Prishtina të kyçet në mini-Shengen dhe garanci se nuk do ketë taksa në mallrat serbe.

Edhe zotimi se Prishtina nuk do kërkoj anëtarësim në UNESCO e Interpol edhe organizata tjera si dhe pronat e Kishës janë rezultate të marrëveshjes në Uashington shtoi Gjuriq.

Afrohet vizita e Trampit

Rezultat tjetër është hapja e zyrës së DFC në Beograd dhe pako prej rreth 60 milionë dollarë që ju hap dyert investimeve amerikane.

“Deri tash kishim investime vetëm nga Gjermania, Italia, Kina, Rusia...tash ekonomia do forcohet edhe me investime amerikane, që mos të them se ata mbrojnë stabilitetin në vendet ku investojnë” tha Gjuriq.

Gjuriq tha se takimi Vuçiq me Tramp ishte mundësi e mirë për raporte bilaterale, aq më parë që Prishtina nuk e kishte këtë mundësi.

“Tash jemi më afër vizitës së Tramp në Serbi, mundësi kjo për vazhdimin e raporteve të ndërsjella, tash në vepër po shihet puna e lobit serb, nuk ka më vetëm lob shqiptar, tash edhe vendi ynë është aktiv” tha ai.

“Tramp na ka dhënë mirënjohje për rezultate” shtoi ai . Ndërkohë që Gjuriq përmendi edhe takimet që Vuçiq kishte me lider si Si nga Kina, Putin nga Rusia, mergel me të cilat ndërtoi raporte si partner stabil edhe i besueshëm.

Për 8 vite të udhëheqjes nga Vuçiq , Serbia ia doli të bëjë rezultate të jashtëzakonshme ekonomike.

“Vetë Tram na ka uruar për rezultatet në kohën e pandemisë, ai përkujtoi kohën kur në vitin 2012 askush nuk i kishte dhënë më shumë se 6 muaj deri në falimentim Serbisë, por pas huazimit për të shlyer dhe paguar pensionet edhe pagat. Kjo është përgjigje për opozitën Gjilas e Jeremiq për rëndësinë e marrëveshjes” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat