Grenell thotë se Donald dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë

Lajme

Grenell thotë se Donald dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Pas vizitës në Kosovë, delegacioni amerikan është duke qëndruar sot në shtetin serb, ku edhe kanë mbajtur takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Presidenti serb pas takimit e ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar më të rëndësishmen që nga viti 1881.

Në anën tjetër, emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell ka bërë të ditur se presidenti i SHBA’së, Donald Trump dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë, megjithatë, nuk ka saktësuar ndonjë datë.

“Të dy Presidenti Trump dhe Ivanka Trump kanë konfirmuar se duan të vizitojnë Serbinë”, citojnë mediat serbe të ketë thënë Grenell.

Grenell tha sot gjithashtu se SHBA do të përmbushë premtimet e dhëna ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe popullit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat