Vitia arsyetohet për mbylljen totale gjatë menaxhimit të tij me pandeminë

Lajme

Vitia arsyetohet për mbylljen totale gjatë menaxhimit të tij me pandeminë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:11
Arben Vitia

Ish’ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vlerëson se dy parametrat që tregojnë sesi menaxhohet pandemia janë numri i vdekjeve dhe numri i të shtruarve në spitale.

Duke raportuar në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë, Vitia është arsyetuar për mbylljen totale gjatë menaxhimit të tij me pandeminë duke thënë se ka qenë “model i zorit”.

Teksa ka përmendur dobësitë në sistemin shëndetësor, Vitia paraprakisht ka thënë se shpërthimi i koronavirusit atëherë do të ishte katastrofik.

“Model i zorit ka qenë menaxhimi i situatës me COVID-19. I gjithë modeli ka qenë i përcaktuar me qëllim që të marrim sa më shumë masa parandaluese që në situatën ku ishim atëherë, me gjithë këto mungesa, shpërthimi i tillë i pandemisë do të ishte katastrofik për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Vitia.

Ai tha se lloj i menaxhimit të tij me mbyllje nuk ka qenë vetëm në Kosovë dhe se masa të tilla parandaluese ndaj COVID-19, sipas tij janë marrë kudo në Evropë dhe në botë.

“Një nga problemet kyçe që kemi pasë në menaxhimin e pandemisë ka qenë mungesa e saktë dhe konform rregullave të BE-së e infrastrukturës ligjore, që e ka veshtirësuar jo vetëm punën time dhe punën e kabinetit, por fatkeqësisht edhe punën e te gjithë akterëve tjerë që kanë punuar ditë e natë në kohë pandemie, profesionistët shëndetësorë, policët, inspektorët dhe gjithë tjerët”, deklaroi Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat