Gjuriq takohet me delegacionin e DFC-së bisedojnë për investime ekonomike

Lajme

Gjuriq takohet me delegacionin e DFC-së bisedojnë për investime ekonomike

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:15
Foto nga takimi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim delegacionin amerikan të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar(DFC).

Në njoftimin e Zyrës së ashtuquajtur Serbe për Kosovën thuhet se Gjuriq e ka njoftuar delegacionin për kapacitetet bujqësore në Kosovë, potencialet e pashfrytëzuara industriale, mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe rëndësinë e përmirësimit të bizneseve të vogla dhe të mesme që varen nga prodhuesit lokal në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Gjuriq i kushtoi vëmendje të veçantë mundësive ekonomike dhe mundësive të biznesit në zonat me shumicë serbë në Kosovë”.

“Gjuriq ka falënderuar përfaqësuesit e DFC’së, dhe drejtorin e Zyrës në Beograd, John Jovanovic për gatishmërinë e tij për të investuar në ekonominë e Serbisë dhe Kosovës duke shprehur pritshmëritë që fuqia më e madhe ekonomike në botë do të kontribuojë përmes projekteve të ndryshme ekonomike në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së ashtuquajtur Serbe për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat