A ishte shkak kjo deklaratë e Memli Krasniqit, që e shtyu Isa Mustafën t’i heq vijat e kuqe për PDK-në?!

Lajme

A ishte shkak kjo deklaratë e Memli Krasniqit, që e shtyu Isa Mustafën t’i heq vijat e kuqe për PDK-në?!

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:03
Isa Mustafa dhe Memli Krasniqi

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së dhe i ka hapur rrugë çdo bashkëpunimi të mundshëm me partinë e Kadri Veselit.

Ai këtë e tha në një intervistë për media.

Por një ditë më herët, zyrtari i PDK-së, Memli Krasniqi, dha një deklaratë se sapo VV-ja ta sjellë në seancë mocionin kundër Qeverisë Hoti, edhe PDK-ja do t’ia jap votat.

Faktikisht as 24 orë nuk kaluan kur Mustafa mori vendimin për t’i hequr vijat e kuqe për PDK-në.

Kujtojmë se vitin e kaluar LDK-ja ishte zotuar që nuk do të bënte koalicion me ish partinë e Hashim Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat