Brnabiç: Kosovës nuk i konvenon zbulimi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Lajme

Brnabiç: Kosovës nuk i konvenon zbulimi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Nga: F. B. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:27
Ivanoviq

Kosovës nuk i konvenon zbulimi i të vërtetës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sepse përndryshe ata do të zbulonin edhe vrasin edhe urdhërdhënësin, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç për Tanjug, transmetojnë “Kosovo-online”, dhe “Bota Sot”.

Në pyetjen, nëse sot 1 mijë ditë pas vrasjes së Ivanoviqit a dihet çfarë ka ndodhur, Brnabiç ka thënë se drejtësia duhet të vij herë do kur dhe ajo vrasje nuk do të harrohet.

Sipas sa, për fat të keq, hetimet duhet të bëhet në Prishtinë dhe përkujtoi se Beogradi ka kërkuar pjesëmarrje në hetim, gjë që nuk i është lejuar, dhe se është apeluar edhe në UNMIK dhe EULEX që vrasja e Ivanoviqit të hetohet dhe të zbulohet e vërteta dhe kryesit të dënohen.

"Fatkeqësisht, nga Prishtina kemi vetëm heshtje në atë temë. Ne nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të vërtetën, kush janë vrasësit dhe shkaku për çka u vra Oliver Ivanoviq edhe nëse kjo zgjat 10 vjet apo 100 vjet nuk do të harrojmë. Drejtësia duhet të arrijë herë do kur”, tha kryeministrja Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat