Gazeta britanike “Gardian”: Procesi i Hagës do të ndikoj në raportet mes Prishtinës edhe Beogradit

Lajme

Gazeta britanike “Gardian”: Procesi i Hagës do të ndikoj në raportet mes Prishtinës edhe Beogradit

Nga: F.B Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:27
Gjykata Speciale

Gjykimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë do të ndikojë në raportet edhe ashtu të tensionuara mes Prishtinës edhe Beogradit vlerësohet në komentin e gazetës “Gardian”, transmetojnë “Nova.rs” dhe “Bota Sot”.

Gazeta britanike ka vlerësuar se fillimi i procedurave të shtyra mund të ketë ndikim të rëndësishëm në Kosovë dhe në raportet e tensionuara në mes Beogradit edhe Prishtinës.

Në javën që shkoi Gjykata Speciale për krime të UÇK-së ka urdhëruar arrestimin e tre personave pjesëtarë me ndikim të UÇK-së.

Bëhet fjalë për veteranët e OVL-së Hysni Gucati , zëvendësin e tij Nasim Haradinaj dhe Salih Mustafa.

Ata janë paraqitur para gjyqit të pajisur me xhama mbrojtës, ndërsa Haradinaj ka deklaruar se nuk e pranon Gjykatën e Hagës.

“Nuk e pranoj këtë gjykatë dhe punën e juaj. Keni shkelur të gjitha ligjet përfshirë edhe lirinë e shprehjes. Gjithçka edhe po të më dënoni me dënime , nuk mund të ndryshoni as mendimin tim as te njerëzve të mijë për gjykatën” tha Haradinaj.

Për disa krime lufte të kryera në konfliktin e Kosovës në vitet 998-1999 janë mbajtur gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare për krime në Ish_Jugosllavi po ashtu në Hagë, por Tribunali atëherë ishte i fokusuar kryesisht në gjykime ndaj serbëve.

Pastaj janë paraqitur edhe fakte se liderët e UÇK-së janë përfshirë në krime ndaj serbëve përkujton “Gardian” dhe shton se BE në vitin 20011 emëroi prokurorin amerikane Klint Uilamson si udhëheqës të hetimeve, ndërsa zbulimet e tij në vitin 2015 ishin shkas që të formohen Dhomat e specializuara gjyqësore për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat