Haradinaj takohet me ambasdorin e ri gjerman, i uron mirëseardhje

Lajme

Haradinaj takohet me ambasdorin e ri gjerman, i uron mirëseardhje

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:31
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde.

Haradinaj ka thënë se ambasadorit i ka uruar mirëseardhjen dhe i ka shprehur gatishmërinë të punojnë ngushtë për tema me rëndësi për vendin.

“Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues! “, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat