Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.
Por një moment qesharak ndodhi në fund të seancës. Gjykatësi i rastit, Nicolas Guillou, i kërkoi Gucatit të i tregojë se si shqiptohet mbiemri i tij, pasi avokati i tij, i thoshte “Gukati”.
“Mbrojtësi juaj ju thërret Gukati, ju lutem a mund të më thoni se si e keni tamam mbiemrin, qe t’ua shqiptojmë si e keni vërtet mbiemrin”, tha Guillou, duke qeshur.
Me të marrë fjalën, Gucati i tregoi shqiptimin e mbiemrit të tij.
Ndëra gjykatësi po e falënderonte Gucatin, ai tha se “shpresoj se po ua them mirë mbiemrin tuaj”.
Gucati është arrestuar nga EULEX’i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, ku atë ditë u bë edhe një bastisje. Po atë ditë, Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.