Zbulohet se çfarë ka pasur në kasafortën e vjedhur në AUV

Lajme

Zbulohet se çfarë ka pasur në kasafortën e vjedhur në AUV

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:45

(E plotësuar) - Një vjedhje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë.

Sipas mediave, kasaforta e cila u vodh ka pasur para për pagesa të vogla, si dhe dokumente të rëndësishme.

“Para për pagesa të vogla, shuma minimale, dokumente të ndishme”, ka thënë një burim nga AUV.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar  zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Policia e Kosovës jep detaje për vjedhjen e kasafortës 300-kilogramëshe në AUV

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dyshohet të jetë kryer një vjedhje të një arke prej 300 kg nga persona ende të panjohur.

Nuk dihet se çfarë ka pasur në arkë, e cila dyshohet të jetë vjedhur në ditën kur u bë i ditur edhe skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka konfirmuar se sot në orën 08:05 në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje.

"Më datë 22.10.2020, në ora 08:05, në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin", tha ai.

***

Në ditën e njëjtë kur është zbuluar skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit, një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës.

Burime të kohë-s njoftojnë se një vjedhje ka ndodhur edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ku është marrë arka me peshë 300 kg.

“Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës. Rasti është hapur në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, ka thënë burimi.

Burimi ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje dhe ende nuk ka shumë informata lidhur me këtë rast.

Nga AUV-i nuk janë përgjigjur për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat