Çoviç: Së pari Asociacioni pastaj bisedimet për “kompromisin e dhimbshëm”

Lajme

Çoviç: Së pari Asociacioni pastaj bisedimet për “kompromisin e dhimbshëm”

Nga: F. B. Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:22
Çoviç

Së pari do të duhej të përmbushet obligimi për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e tek pastaj të shihet çfarë është “kompromisi i dhimbshëm” në të cilin insistojnë ndërmjetësuesit evropian ka vlerësuar analisti politik edhe ish-negociatori Nebojsha Çoviç, shkruan Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Ai për  TV Prva ka deklaruar se i dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës një ndër kurthet e vendosi me lojën e fjalëve ku kërkoi në mënyrë thelbësore që së pari Serbia të njoh Kosovën e pastaj të formohet Asociacioni i komunave serbe.

 “Kjo nuk është akordim dhe nuk është marrëveshje, kjo nuk është diçka që është nënshkruar në Bruksel dhe për çfarë garantojnë ata”, tha Çoviç.

Ai ka shtuar se askush nga zyrtarët evropian nuk është përgjigjur për atë që është nënshkruar në marrëveshje edhe nuk është përmbushur.

“Lajçak ka një tregim për Beogradin të cilin duan ta dëgjojnë veshtë beogradas dhe për Prishtinën ka tregimin për Prishtinën”, tha Çoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat