Petkoviç i reagon Thaçit për deklaratën se është koha që Kosova të bëhet pjesë e OKB: Krahinat nuk mund të bëhen anëtare të OKB-së

Lajme

Petkoviç i reagon Thaçit për deklaratën se është koha që Kosova të bëhet pjesë e OKB: Krahinat nuk mund të bëhen anëtare të OKB-së

Nga: F.B Më: 25 tetor 2020 Në ora: 08:28
Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës Thaçi duke thënë se krahinat nuk mund të bëhen anëtare të OKB-së dhe ky është realitet me të cilin duhet të përballen ai dhe ata që mendojnë se shtetësinë do e marrin si dhuratë, shkruan”Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Ai shtoi se Serbia është anëtare e plotfuqishme e OKB duke përfshirë edhe Kosovën dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Petkoviç tha se pjesa më e madhe e njerëzimit nuk e pranon shpalljen e njëanshme të pavarësisë së krahinës serbe dhe dëshirat e Thaçit nuk luan ndonjë rol në këtë.

“Prishtina me injorimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut dhe rolit të tij në paqen dhe stabilitetin në Kosovë, me vepër ka dëshmuar se urren rregullimin ndërkombëtar në sistemin e OKB-së, kështu që dëshirat e Thaçit janë në sferën e fantastikës dhe janë hipokrite e jo të sinqerta. Nëse tash la nis të vlerësoj OKB le të mendoj për raportin e sekretarit Gueteresh ku ai përmend obstruksionin ndaj Gjykatës Speciale për krime nga ai”, tha Petkoviç.

Serbia është e gatshme që të ju ndihmoj përfaqësuesve të saj kur fluturojnë larg me ëndërrimet e tyre që të përballen me realitetin siç ka bërë deri tash. “Për Serbinë dita e OKB-së është dita e Konventës botërore dhe ditë feste sepse që bazohet në themelet e të drejtës ndërkombëtare ku mbrohen interesi kombëtar edhe shtetëror në Kosovë” tha ai.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së presidentit të Kosovës Thaçi për ditën e OKB-së dhe kohës që Kosova të bëhet anëtare e saj.

“Roli i OKB-së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë edhe më tutje është shumë i rëndësishëm” ka shkruar ai në Twiter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat