Veseli: 2 nëntori synon të rrisë vetëdijen për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Lajme

Veseli: 2 nëntori synon të rrisë vetëdijen për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare Kundër Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve.

Sipas tij, 2 nëntori është Dita Ndërkombëtare Kundër Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve, që synon të rrisë vetëdijen për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

“2 nëntori është Dita Ndërkombëtare Kundër Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve, që synon të rrisë vetëdijen për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet me të cilat përballen gjatë punës së tyre fisnike. Po ashtu, kjo ditë përkujtimore synon të bëj presion ndaj institucioneve shtetërore, që të prandalojnë dhunën ndaj tyre dhe të ndëshkojnë ata që marrin guximin të bëjnë krime kundër fjalës së lirë”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat