Digjet një pjesë e qendrës së emigrantëve në Vranidoll

Lajme

Digjet një pjesë e qendrës së emigrantëve në Vranidoll

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Qendra e strehimit të emigrantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës, është përfshirë nga zjarri sot në mëngjes. Ndërkohë, për këtë rast, aktualisht po intervistohet një i dyshuar.

Zyrtari për informon në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 04:48.

“Policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantet. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në SP 'Veriu' në Prishtinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat