Propaganda serbe: Nuk përkujdesen për varrezat e tyre, akuzojnë Kosovën

Lajme

Propaganda serbe: Nuk përkujdesen për varrezat e tyre, akuzojnë Kosovën

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Mediat serbe të Kosovës dhe të Serbisë, duke përfshirë edhe Sputnikun rus, postuan lajmin se kinse varrezat serbe Ortodokse në fshatin Frashër (Svinjare) afër Mitrovicës janë dëmtuar si cak i dhunës së ushtruar mbi to nga disa vandalist.

Sipas të dhënave të marra nga banorët përreth mësohet se këto varreza nuk i ka prekur askush mirëpo disa nga gurët e varreve janë dëmtuar si shkak i mungesës së përkujdesjes nga vet familjarët e të vdekurve, si dhe nga kafshët apo moti.

Mirëpo mediat propaganduese serbe, i përdorën këto varreza si mjet për të fajësuar shtetin e Kosovës, se kinse dikush i ka dëmtuar këto dhe policia e Kosovës nuk po merret me rastin, shkruan RTK.

Si zakonisht, Zyra serbe për Kosovë, i bëri thirrje Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të bëjnë një përpjekje serioze dhe të sinqertë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht “autorët e krimit inekzistent”.

Mediat dhe OJQ serbe të Kosovës dhe mediat serbe të Serbisë, me direktiva të Beogradit zyrtar, sidomos kohëve të fundit, janë duke bërë përdorur çdo metodë të mundshme, vetëm për të krijuar opinion publik se serbët e Kosovës janë të pasigurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat