MASH: Matura shtetërore në qershor 2021, së bashku me maturantët dhe shkollat do të sigurojmë dhënie të provimeve të suksesshme dhe të sigurta

Lajme

MASH: Matura shtetërore në qershor 2021, së bashku me maturantët dhe shkollat do të sigurojmë dhënie të provimeve të suksesshme dhe të sigurta

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se këtë viti matura shtetërore do të mbahet në afatin e paraparë ligjor, përkatësisht në qershor 2021. Dhënia e provimit të maturës shtetërore është detyrim i përcaktuar me Ligjin për arsim të mesëm dhe zbatohet sipas Rregullores për dhënien e provimeve të maturës shtetërore. Viti shkollor 2020/2021 po zhvillohet me sukses në përputhje me planin dhe programin, ndërsa MASH në komunikimi të vazhdueshëm me nxënësit dhe shkollat do të sigurojë zgjidhje të përbashkët, për dhënien e provimeve të maturës.

MASH njofton nxënësit e vitit të katërt se paraqitja e provimeve të maturës realizohet në afatin ligjor përkatës prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë maturantëve që deri në fund të muajit t′i paraqesin temat për detyrën projektuese, ndërsa deri në fund të muajit dhjetorë t′i paraqesin edhe provimet tjera nga lista, e cila është zgjeruar edhe me dy lëndë të reja.

Këtë vit për herë të parë, maturantët kanë mundësi të realizojnë detyrë projektuese të maturës në përputhje me kushtet në të cilat zhvillohet mësimi dhe trendet globale të kulturës dhe të rinjve. Njëkohësisht, në mënyrë që të zhvillohet në mënyrë efektive dhe të organizuar dhënia e provimeve të maturës shtetërore, programet e provimeve për të gjitha lëndët mësimore do të jenë me përmbajtje të shkurtuar.

Dhënia e provimeve përfundimtare të maturës shtetërore është pjesë e sistemit arsimor të të gjitha vendeve evropiane dhe vendeve të rajonit siç janë Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria. Në këto vende provimet e maturës realizohen pa ndërprerë duke respektuar të gjitha protokollet shëndetësore dhe të sigurta, ndërsa pandemia nuk ishte pengesë që provimet e maturës të organizohen pa ndërprerë dhe në kontinuitet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat