Weber: Gjykata Speciale është e mirë për Kosovën, sepse është me rëndësi përballja me të kaluarën

Lajme

Weber: Gjykata Speciale është e mirë për Kosovën, sepse është me rëndësi përballja me të kaluarën

Nga: F.B Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:17
Bodo Weber

Analisti gjerman në Këshillin për politikë dhe demokratizim në Berlin Bodo Weber, ka vlerësuar për “Kosovo-online” se fillimi i punës së Gjykatës Speciale është moment i rëndësishëm për Kosovën në kuptimin e përballjes me të kaluarën.

Lidhur me këndvështrimin e tij për procesin dhe nëse do ketë gjykime, Weber ka thënë se :“Shikuar nga perspektiva e Kosovës, ky është zhvillim me rëndësi dhe i mirë në kuptimin e përballjes me të kaluarën, sepse në Kosovë në pjesë dërmuese të shqiptarëve ende ka ndikim negativ, përkatësisht perceptim se ishin palë e sulmuar dhe nuk mund të ketë nga radhët e tyre që ka kryer krime. Ndonëse pastrimi me të kaluarën mund të zgjas edhe nga politizimi dhe propaganda nga ana e Serbisë nga mos përkushtimi i bashkësisë ndërkombëtare, ndërkohë që për palën serbe procesi do shërbejë për ikjen e mëtutjeshme nga përballja me të kaluarën e saj. Nuk mund të parashikoj gjërat, por jam i sigurt se prokuroria dhe gjykatësit ka kohë që janë përgatitur për këtë proces”.

Lidhur me ndryshimet e administratës amerikane dhe rolin që mund të ketë Biden, Weber pret kthimin e lidhjes trans-atlantike, kthimin në anën e BE-së që ka rolin ndërmjetësues dhe kthim në parime që mundësojnë dialogun.

"Ka kaluar koha e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe kërkesa që Beogradi të pranojë politikisht se ka humbur Kosovën si bazë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë", ka deklaruar ai.

Nëse Gjermania mund të ndërmarr iniciativë rreth dialogut, analisti gjerman tha se “beson se boshti i kësaj do të jetë Gjermania si ishte Parisi në vitet 2012 dhe 2013.

Ndërsa rreth shkuarjes në Hagë të krerëve politikë nga Kosova, ai tha se “Së pari Kosova si tërësi do të fitojë, sepse i vihet pika shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës nga kreu i shtetit. Së dyt,i shpresoj shkuarja në atë proces do ndikojë në ndërrimin e gjeneratës në elitën politike. Pres zhvillime dramatike mes raportit të PDK dhe LDK ku dy subjektet kanë merita për krijimin e shtetit, raport ky që ka robëruar me dekada sistemin politik edhe shtetin”.

Ndërsa, rreth çështjes se çka mund të pres Serbia nga Bajden, Weber theksoi se mund të pres raport korrekt dhe bazë për vlera dhe parime që janë tradicionale në Uashington nga viti 2017.

"Do të jetë interes afatgjatë i Serbisë, pasi kemi parë veprimet amatore të administratës Trump, që pushteti i Vuçiq mendoi ta shfrytëzojë me lobim dhe përfundoi me marrëveshjen e Uashingtonit dhe që Beogradit i solli shumë kokëçarje të papritura", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat