BE flet për liberalizimin e vizave të Kosovës

Lajme

BE flet për liberalizimin e vizave të Kosovës

Nga: F.B Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 08:54
BE

Komisari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhej ka përsëritur se normalizimi i raporteve mees Beogradit edhe prishtinës përmes dialogut është thelbësor në stabilitetin e të gjithë regjionit, shkruan “ B92”, transmeton “Bota Sot”.

Të dy palët duhet të bëjnë edhe më tutje përpjekje që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse obliguese për normalizim ka thënë ai.

Varhej në përgjigjen e tij në pyetjen e deputetit të Parlamentit Evropian që kishte të bëjë me shkeljen e të drejtave dhe lirive fetare dhe “pasigurinë e bashkësisë krishtere në Kosovë” ka thënë se BE i jep rëndësi të madhe sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave edhe lirive themelore përfshirë këtu të drejtat e bashkësive jo-shumicë dhe lirive fetare.

"Ne me kujdes përcjellim ngjarjet në këto fusha. Komisioni në raportin e vetë vjetor drejtoj rekomandime pushtetit rreth këtyre çështjeve", thotë Varhej.

Në pyetjen e deputetes së grupit të djathtës ekstreme në PE Tieri Marijani nëse për shkak të shkeljes së të drejtave nga Prishtina, por edhe mospranimit nga 5 anëtare e BE-së të Kosovës “Komisioni do të ndryshoj mbështetjen e vetë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, por edhe “do të eliminoj të  gjitha referencat në Kosovë nga dialogu me Serbinë”, në çka Varhej u përgjigj se: “çështja e pavarësisë së Kosovës është në kompetencë të vendeve anëtare”, por Komisioni “qëndron prapa qëndrimit të vetë të vitit 2018 se Kosova përmbush matjet e liberalizimit të regjimit të vizave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat