Nisma i çon porosi Daçiqit: Kosova nuk do të ndalet se kërkuari drejtësi derisa të dilni para gjyqit për gjenocidin e kryer në Kosovë

Lajme

Nisma i çon porosi Daçiqit: Kosova nuk do të ndalet se kërkuari drejtësi derisa të dilni para gjyqit për gjenocidin e kryer në Kosovë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, njëherit anëtare e Kryesisë së Nismës i ka çuar porosi kryeparlamentarit serb, Ivica Daciq se, Kosova kurrë nuk do të ndalet se kërkuar drejtesi derisa ai dhe bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë gjenocid në Kosovë të dalin para gjyqit.

“Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj”, ka shkruar ndër të tjera zv-kreyministrja në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndryshe, sot Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media ku ka kërkuar nga Gjykata Speciale që t’i gjykoj krimet serbe në Kosovë dhe pikërisht ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daciq i cili ka thënë se NISMA po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së.

Postimi i plotë i zv-kryeministres:

Porosi për Daçiçin, kurrë  Kosova nuk do të ndalet derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid,  ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra,  të dilni para gjyqit.

Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Kosova kërkon DREJTËSI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat