Haradinaj e Cakaj kërkojnë që Serbia të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Lajme

Haradinaj e Cakaj kërkojnë që Serbia të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 11:38
Haradinaj e Cakaj kërkojnë që Serbia të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Meliza Haradinaj – Stublla dhe Gent ckaja,  kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në tri komunat në Luginë të Preshevës – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në një deklaratº të përbashkët, Haradinaj-Stublla dhe Cakaj thanë se Serbia po e bën këtë me qëllim, për të krijuar ”pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbis, është një formë e re e presionit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk i dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet që ta përcjellin këtë situatë dhe të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të shqiptarëve, pasi shqiptarët e kanë bojkotuar cenzusin e vitit 2011 në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat