Zgjedhjet në veri të Mitrovicës – pritjet dhe planet e serbëve

Lajme

Zgjedhjet në veri të Mitrovicës – pritjet dhe planet e serbëve

Nga: F. B. Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:46
Mitrovica

Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në veriun e Mitrovicës, për postin e kryetarit po garojnë 4 kandidatë, dy serbë dhe dy shqiptarë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Në mjedisin e vetëm qytetar në Kosovë, fokusi i qytetarëve dhe pritjet janë për zgjedhjen e problemeve të përditshme komunale.

Jovana Radosavljeviç nga organizata hulumtuese “Iniciativa e re shoqërore” thotë se qytetarët lajmërohen me problemet që kanë të bëjnë me objekte ilegale, të përgjithshme infrastrukturore, rrugëve lokale, trafikut, por edhe ndriçimin dhe hedhjen e mbeturinave.

Ndër kandidatët serb për kryetar Milan Radojeviç është nga Lista Serbe ndërsa Dushan Milunoviq është kandidat i pavarur.

Radojeviç paralajmëron ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës me 5 mijë e 500 metra katror, duke treguar se nuk ka fokus vetëm projekte infrastrukturore por edhe investimet për të rinj.

“Mitrovica është qytet universitar me potenciale të jashtëzakonshme dhe ato duhen shfrytëzuar. Do të punojmë së bashku me afaristët që të krijojmë ambient për investime ekonomike dhe punësimin e sa më shumë akademikëve të diplomuar, të krijojnë familje dhe të shohin ardhmërinë këtu” tha Radojoviç.

Milunoviç nëse zgjidhet kryetar do të ndryshojë shpërndarjen e buxhetit komunal. “Mendoj se situata aktuale ku 65 për qind e buxhetit shkon në paga ndërsa 25 për qind në mallra e shërbime nuk është e qëndrueshme”, thotë ai.

Do të përpiqemi të gjejmë mënyra për të mbështetur afaristë nga gjeneratat e re për të nisur biznese, do të hapen qendra rinore ashtu që të rinjtë me projekte të punojnë dhe zgjidhin problemet e veta edhe të qytetarëve”, thotë Milunoviç.

Zgjedhjet në komunën e veriut të Mitrovicës mbahen pasi ish-kryetari Goran Rakiç ka dhënë dorëheqje dhe ka marr postin e nënkryetarit të  qeverisë në qeverinë e Kosovës.

Përveç Mitrovicës të dielën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar mbahen edhe në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat