Zafir Berisha emocionohet kur tregon sekretin që e ruajti për 25 vjet

Lajme

Zafir Berisha emocionohet kur tregon sekretin që e ruajti për 25 vjet

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Zafir Berisha

Zafir Berisha, zv.ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, shpalosi një histori nga jeta e tij që tha se kishte 25 vjet që e mbante në vete.

Ai tha se në fillim të viteve ’90, për shkak të rrethanave politike iu desh atij dhe tre vëllezërve të tjerë të largohen nga Kosova. Pikërisht në periudhën që ata ishin jashtë vendit, iu martua motra e vetme.

Motrën nuk e panë gjashtë vjet.

“Edhe baba ishte në Gjermani, nëna vetëm, motra Liza u martua pa asnjë burrë të shtëpisë”, tha ai.

“Në fillim të 98-s unë kthehem në luftë edhe dy-tre javët e para deri sa u organizuam, edhe mu më ra të kalojë afër derës së motrës, ku ishte e martuar, edhe pse ishim ende pa dalë publikisht, me një shok, pasi kalova nja 10 metra, u ktheva prapa, thashë s’ka mundësi ta kaloj, e qela derën e oborrit, pa prit një fëmijë, Argjendi pra djali i motrës, 2-3 atëherë, bërtiti ‘mami’ se unë me mjekër, i pazakontë, edhe motra qëllon me enë kështu”, kujtoi ai.

Për zv.ministrin Berisha, ky ishte një moment që nuk do ta harrojë kurrë në jetë dhe se kishte 25 vjet që e mbante brenda.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat