Dikur mbronte interesat e Kosovës në KS të OKB-së, sot emërohet këshilltare e Bidenit

Lajme

Dikur mbronte interesat e Kosovës në KS të OKB-së, sot emërohet këshilltare e Bidenit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:01
Joe Biden dhe Susan Rice

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joseph Biden njoftoi emërimet e reja për kabinetin e ardhshëm, duke përfshirë Susan Ricen, e cila do të jetë këshilltare për politikën e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Susan Rice, 56, një afrikano-amerikane dhe ish-këshilltare e Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së Barack Obamas, është një nga zyrtarët më me përvojë të qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe ka aftësitë për të qenë në qeverinë federale, deklaroi ekipi i demokratit.

Rice, e cila ishte gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkura, disa herë ka mbrojtur interesat e Kosovës gjatë seancave dëgjimore të Këshillit të Sigurimit.

Biden gjithashtu emëroi, Tom Vilsack si Ministër të Bujqësisë, një pozicion që 69-vjeçari mbajti gjatë presidencës së Obamës.

Presidenti i sapozgjedhur deklaroi në shpjegimin e emërimit se këta njerëz do të “sjellin nivelin më të lartë të përvojës, dhembshurisë dhe integritetit” për të zgjidhur problemet me të cilat përballen amerikanët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat