Ambasadori rus Harçenko: Nëse dëshiron Serbia - Rusia e gatshme të përfshihet në çështjen së Kosovës

Lajme

Ambasadori rus Harçenko: Nëse dëshiron Serbia - Rusia e gatshme të përfshihet në çështjen së Kosovës

Nga: F. B Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:39
Bocan Harçenko

 Rusia është e gatshme që të shqyrtojë aspektet e reja të pjesëmarrjes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nëse këtë e dëshiron Serbia, deklaroi ambasadori rus Bocan Harçenko, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Me gjithë vështirësitë aktuale në raportet me perëndimin, çështja e Kosovës paraqitet në kontaktet pikërisht me BE. Nëse Beogradi del me ndonjë element të ri kur bëhet fjalë për rolin e Rusisë, ato ide mund të shqyrtohen si kemi thënë edhe në nivelin më të lartë” tha Harçenko.

Në të njëjtën kohë, Harçenko përkujtoi se pjesëmarrja e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës para së gjithave është e caktuar me rolin e saj të anëtarit të rregullt të KS të OKB-së.

"Kjo është më e rëndësishmja sepse problemi i Kosovës është pjesë e agjendës së Këshillit të Sigurimit. Kjo është shumë më e rëndësishme se agjenda aktuale e bisedimeve, sepse me cilin do zhvillim në dialog, e mundshme do të jetë zgjidhja që kënaq palën e Beogradit dhe ajo që do mbështetet në KS të OKB-së”, tha ambasadori rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat