Shqetësohet Vuçiq: Shqiptarët duan të shkelin Serbinë, unë do të bisedoj me miqtë kinez dhe rus

Lajme

Shqetësohet Vuçiq: Shqiptarët duan të shkelin Serbinë, unë do të bisedoj me miqtë kinez dhe rus

Nga: F. B. Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:59
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me çështjen e Kosovës ka thënë se ka shume variante, por “për ne parësore mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe rritja ekonomike, ata duan të shkelin Serbinë, të marrin Kosovën, nuk do munden- kur shqiptarët të qëndrojnë në kufi në kundërshtim me rezolutën 1244 është fundi i çdo gjëje”, shkruan “Novosti” transmeton “”Bota Sot”.

“Nënat dhe gratë tona nuk ka nevojë të shpresojnë dhe frikësohen, nëse dikush do ju kthejë fëmijët në sënduk. Dua të jem president që do të sigurojë 10 vjet paqe. Por nëse dikush mendon se do të shkel Serbinë dhe në atë mënyrë të marr Kosovën, nuk do mundet”, tha ai.

Sipas Vuçiq “Kur shqiptarët të qëndrojnë në kufij dhe kjo është në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe ky është fundi i çdo gjëje. Pas Brukselit unë shkoj në Pragë. Besoj se do bisedojë edhe me miqtë kinez edhe rus rreth kësaj. Ata e dinë se Serbia nuk është ajo e vitit 1998 dhe as e dobët sa 2008” .

“Serbia në secilin aspekt është pesëfish më e fuqishme, ne na duhet paqe edhe stabilitet, ne do kemi rritje të vazhdueshme ekonomike tha ai, duke shtuar se është krenar që ka mbrojtur vendin dhe për aq kohë sa i ka mbetur do vazhdojë të punoj, e kam mbrojtur Kosovën dhe Serbinë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat