Rama, Zaev e Vuçiq takohen me këtë datë në Shkup për “Mini Shengenin”

Lajme

Rama, Zaev e Vuçiq takohen me këtë datë në Shkup për “Mini Shengenin”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:11
Rama, Zaev dhe Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vucic dhe kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev do të takohen më 28 dhe 29 korrik në Shkup.

Takimi do të jetë në kuadër të iniciativës së “Minishengenit”.  

Përgjatë qëndrimit në Shkup, Rama, Vuçiq dhe Zaev do të marrin pjesë edhe në një forum ekonomik për bashkëpunim rajonal të organizuar nga odat ekonomike të tri shteteve.

Kosova nuk është duke marrë pjesë në iniciativën e “Mini Shengenit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat