Çun Lajçi i reagon Gold AG që u fal në rrugë: Zoti s’don reklamë t’rreme

Lajme

Çun Lajçi i reagon Gold AG që u fal në rrugë: Zoti s’don reklamë t’rreme

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:53
Çun Lajçi dhe Gold AG

Aktori shqiptar Çun Lajçi përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me postimet që të tjerët po i bëjnë dhe po i bëjnë publike.

Ai tregon një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografojë duke shkruar pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë.

Gjithashtu përmend edhe një rast ku disa të rinj kanë publikuar se po falin namazin në rrugë e që sipas tij ata duhet të luten për vete.

Postimi i plotë:

Faluni për vete jo për fotografi

Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.

Shkruej n’veturë m’tha!

Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohinm njerëzia se sa i ditun jam!

A din pse?

Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!

Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat