Ish këshilltari i Kurtit i reagon LDK-së: Serbinë në Kosovë e keni ri-instaluar ju

Lajme

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:06
Shkelzen Gashi

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, e ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se Serbinë në Kosovë e kanë ri-instaluar ata.

Gashi thotë se ligji për Arsim në Komunat e Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 21 maj 2008, me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Ky ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore për arsimin e lartë. Në pikën f., ligji thotë se Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë që Universiteti në Mitrovicën Veriore të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burime të tjera institucionale, ku specifikon fondet nga Republika e Serbisë”.

“Kështu që, rreshti i dytë, i tretë dhe i katërt (PDK, LDK dhe AAK), ju lutem: QETËSI”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se të premten është vënë gurthemeli i “Universitetit paralel” në Mitrovicën e Veriut, ku qeveria serbe ka investuar në objekt një shumë prej 6 milionë eurosh, teksa pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, e ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se Serbinë në Kosovë e kanë ri-instaluar ata.

Gashi thotë se ligji për Arsim në Komunat e Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 21 maj 2008, me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Ky ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore për arsimin e lartë. Në pikën f., ligji thotë se Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë që Universiteti në Mitrovicën Veriore të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burime të tjera institucionale, ku specifikon fondet nga Republika e Serbisë”.

“Kështu që, rreshti i dytë, i tretë dhe i katërt (PDK, LDK dhe AAK), ju lutem: QETËSI”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se të premten është vënë gurthemeli i “Universitetit paralel” në Mitrovicën e Veriut, ku qeveria serbe ka investuar në objekt një shumë prej 6 milionë eurosh, teksa pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat