Rënie drastike e numrit të rasteve me CoVID-19 në Kosovë, ky është numri i të vdekurve

Lajme

Rënie drastike e numrit të rasteve me CoVID-19 në Kosovë, ky është numri i të vdekurve

Nga: M.L. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 133 raste të reja me CoVID-19 nga 4139 teste. 

Sipas raportit, dy persona kanë vdekur si pasojë e CoVID-19, ndërsa janë shëruar 805 qytetarë. 

Postimi i plotë i MSH-së:

23 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.

Në total numri i rasteve aktive është 6.077.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat