“Dorëheqja” / Reagon Çun Lajçi: Shqiptari nuk i lenë hotelet dhe udhëtimet me gruan, për të ‘blerë’ çantë lëkurë krokodili!

Lajme

“Dorëheqja” / Reagon Çun Lajçi: Shqiptari nuk i lenë hotelet dhe udhëtimet me gruan, për të ‘blerë’ çantë lëkurë krokodili!

Nga: N.Sh. Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:24
Çun Lajçi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dha dorëheqjen të dielën pasi partia e tij humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal.

Ai shpalli edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate.

Unë marr përgjegjësi për veten time. Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së. I përgëzoj të gjithë qytetarët përparimtarë që luftuan fort për Maqedoninë e Veriut të integruar”, tha Zaev.

Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, në fakt do të thotë dorëheqje e gjithë Qeverisë.

Sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas vijon procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Neni 93 i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se “… dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose pengimi i përhershëm i tij në kryerjen e detyrave të tij, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeveria ndaj të cilës është votuar votëbesimi, ka dhënë dorëheqje ose mandati i së cilës është ndërprerë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Në lidhje me dorëheqjen e Zaevit ka reaguare dhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Ai shkruan në facebook, se shqiptari nuk jep dorëheqje, sepse nuk i lenë kuvendet, darkat e hotelet.

Sipas tij, shqiptari nuk i lenë as udhëtimet që sa herë e merr malli gruan e tij për çantë lëkure krokodili.

Ai kërkon që mos të kërkohet dorëheqja e e përgjegjësi për humbjen e partisë.

Postimi i plotë:

Dorëheqja e shqiptarit

Mos kërkoni prej shqiptarit me dhanë dorëheqje!

Me i lanë kuvendet, darkat e hotelet!

Me i lanë udhëtimet sa herë ta merr malli gruen për nji çantë lëkurë krokodilli!

Mos kërkoni me dhanë shqiptari përgjegjësi për humbje t'partisë!

Ai edhe tu dhanë shpirt kujton se po lind përseri e përseri asht i pari!

Shqiptari n'pushtet asht faqja e zezë n'ditën e bardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat