Aksioni i madh policor, mbyllen 8 lokale nën dyshimin se është kryer trafikim me njerëz

Lajme

Aksioni i madh policor, mbyllen 8 lokale nën dyshimin se është kryer trafikim me njerëz

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:21
Ilustrim

Tetë lokale janë mbyllur në Kosovë me dyshimin se aty është bërë trafikim me njerëz. Policia e Kosovë, konkretisht drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore njoftojnë se të premten kanë bërë kontrolle në 43 lokale.

Gjatë operacionit të lartcekur është gjetur një armë Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat