Kimete Berisha ‘godet’ Leonora Jakupin: Gabim i madh, a e ka ajo informacionin se Kosova...

Lajme

Kimete Berisha ‘godet’ Leonora Jakupin: Gabim i madh, a e ka ajo informacionin se Kosova...

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 22:33
Kimete Berisha

Këngëtarja Leonora Jakupi ka lansuar projektin e radhës patriotik “Liria ka emër”, pasi ditë më parë publikoi edhe këngën që titullohej “Komandant”.

E publikimi i kësaj këngë ka nxitur reagimin e opinionistes, Kimete Berisha.

Sipas saj, kjo këngë ishte paralajmëruar që do të jetë kundër Serbisë, por ajo doli kundër Evropës.

“Evropa na ka çliruar dhe na ka krijuar shtet, ama sipas këngës, Evropa ende po na hyn në hak. A e ka këngëtarja informacionin se Kosova është shtet i lirë, dhe se dëshmitarët e Hagës janë shqiptarë! Dhe, a e di ajo se vet komandantët e kanë kërkuar dhe votuar gjyqin kundër vetvetes. E paralajmëroi si këngë bombë kundër Serbisë, kurse kënga doli kundër Evropës.  Është primitive të këndosh kundër Evropës, lëre që është edhe gabim i madh, jo veç politik, por është edhe gabim logjik”, ka shkruar ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

I lirë si i vdekuri!

1.  23 vite pas luftës në Kosovë, lansohet si raketë kundër Evropës kënga me tekstin: '

A 's'u ngope moj Evropë, sa shumë gjak u derdh n'këtë tokë', thuajse ne ende jemi të okupuar dhe 'ata' (pra Evropa) na kanë vrarë, por kot, sado që po na 'vrasin', s'po ngihen me gjakun e shqiptarëve'!

Evropa na ka çliruar dhe na ka krijuar shtet, ama sipas këngës, Evropa ende po na hyn në hak.

A e ka këngëtarja informacionin se Kosova është shtet i lirë, dhe se dëshmitarët e Hagës janë shqiptarë!

Dhe, a e di ajo se vet komandantët e kanë kërkuar dhe votuar gjyqin kundër vetvetes.

E paralajmëroi si këngë bombë kundër Serbisë, kurse kënga doli kundër Evropës.

Është primitive të këndosh kundër Evropës, lëre që është edhe gabim i madh, jo veç politik, por është edhe gabim logjik. 

2. Ka tendenca që shprehja 'masa disiplinore' dhe 'ndëshkim' të bëhet modë.

Kur një gazetar kërkon nga pushteti që t'ia ndalojnë dikujt fjalën e lirë, veç pse ajo fjalë i rëndon gazetarët - nuk është mirë.

Nuk ka 'delikt verbal' n'ditë të sotit.

S'ka pasur as para luftës, 'Bujku' e gazeta tjera javore shqip pa pushuar shkruanin kundër armikut dhe e quanin kriminel regjimin serb dhe Millosheviqin.

Gjithkush mund të thotë çfarë të dojë, pati s'pati argumente ta mbrojë mendimin e tij.

Bile e kemi edhe obligim me Ligj, që korrupsionin ta denoncojmë në polici dhe Drejtësi.

Aparati shtetëror apo media nuk mund t'ia ndalojë dikujt të mendoj keq për gazetarin.

Burri i Presidentes ka të drejtë të mendoj se ka gazetarë në shërbim të së keqes.

Ka të drejtë tê gaboj. Ashtu siç ke të drejtë ti si viktimë e gabimit të tij, ta padisësh.

Nëse burri i Presidentes nuk ka fakte ku tē bazohet, atëherë del qesharak (qysh doli) dhe nuk e merr më askush seriozisht. 

Por, problemi i tij është se: ose nuk pati guxim të shkojë deri në fund. Ose nuk pati argumente.

Jam rritur me libra të ndaluar. E kam lexuar edhe autobiografinë e Hitlerit. Kam shikuar filma të ndaluar: nuk e kuptoja pse 'Last Tango in Paris' u ndalua në Londër e në Jugosllavi jo.

Autorë të mëdhenj, disidentë e shkrimtarë, e kanë dhënë jetën për lirinë e shprehjes. Paramendoje një jetë pa Galile Galileon, pa Giordano Bruno.

E kam përmendur, Shën Laërencin, të cilin e dogji kisha të gjallë, veç pse u ndihmonte të varfërve me sallata e me zele nga kopshti i kishës dhe u ndihmonte të sëmurëve me ilaçet e kishës.

Duke e djegur për së gjalli në një zjarr të ngadalshëm, Shën Laërenci (ishte edhe poet) tha: Kjo anë u poq, kthemëni në anën tjetër.

Denis Didero shprehte dyshimin në mrekullitë e Biblës, dhe ia pa sherrin, u ndëshkua nga qeveria...u anashkalua edhe nga Akademia franceze dhe vazhdoi jetën bohemiane, derisa në fund Katarina e Madhe e angazhoi të kujdesej për librarinë e saj dhe ia lau borxhet

Përfytyroje një botë, ku askush s'do të guxonte të shprehej i lirë dhe secili do ta shikonte vetëm interesin e tij.

Nuk pranoj të jetoj në një shtet ku vet gazetari kërkon nga pushteti të marrë masa ndaj dikujt për fjalën e lirë, veç pse fjala e rëndë i është drejtuar atij.

Kush të mbron Ty nga gazetarët?!

Gjithkush mund të paditet për shpifje, e pastaj të ndëshkohet, e jo të ndëshkohet pa një proces gjyqësor.

Pra, askush nuk ka arsye t'i frikësohet shprehjes së lirë, përveç nëse ajo fjalë e lirë është e vërtetë.

Polici që u suspendua ditë më parë, në një koment te Insajderi, ka shkruar për mua me ofendime të natyrës seksuale.

Sipas policit, 'problemi im' do të zgjidhej 'nëse më ngopin këta të BE-së'.

Nuk e kam denoncuar policin në polici, sepse nuk më pengon aspak shprehja e tij, është mendimi i tij 'i lirë', që e bën qesharak.

Sepse, liria është e shenjtë, pikërisht  pse i zbulon budallenjë.

Budallenjtë shajnë, dhe shamjet i shprehin si mendime.

Këtu përfundon shprehja e tyre e lirë.

Është shumë me rëndësi, me rëndësi jetike që gjithkush të shprehet i lirë.

Veç kush është i ditur i mbijeton Lirisë.

Të tjerët bëhen qesharak.

Liria ta merr fytyrën, nëse je injorant.

P.S. ...çmimet nuk po u prekshin sot.

Çoni djema shaloni atin, se shkuam poshtë.

Ku me marrë atin se?

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat