LVV kritikon punën e Përparim Ramës: Për 100 ditë punë, vizita në Londër e Tiranë dhe shtrenjtim i taksive

Lajme

LVV kritikon punën e Përparim Ramës: Për 100 ditë punë, vizita në Londër e Tiranë dhe shtrenjtim i taksive

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:40
Konferenca e LVV-së

Asamblistët e Kuvendit të Prishtinës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje kanë kritikuar qeverisjen e Përparim Ramës në këto 100 ditë, sa është në krye të Prishtinës.

Sipas asamblistëve të LVV-së, Rama gjatë këtyre ditëve të punës ka vizituar Londrën, Tiranë e Prizren si dhe shtrenjtim i taksive në kryeqytet.

LVV në Prishtinë thekson se gjatë 100 ditëve të qeverisjes Rama, ai ka mbajtur vetëm një seancë të rregullt, ndërsa ka ndalur edhe subvencionimin për COVID-19.

Në garën e balotazhit të vitit të kaluar ishte kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, që e mundi kandidatin e LVV-së për Prishtinën, Arben Vitinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat