E rrahu dhe kërcënoi gruan se do ta mbysë, detaje nga rasti në Gjakovë

Lajme

E rrahu dhe kërcënoi gruan se do ta mbysë, detaje nga rasti në Gjakovë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, më 28 mars 2022, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në shtëpisë së tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij V.I.

Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta  ishte e rrezuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”, njofton prokuroria.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.I., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat