Shoku i ngul thikën 19-vjeçarit pas sherrit banal, i riu nga Kosova tregon se çfarë i ndodhi gjatë natës në Shqipëri

Lajme

Shoku i ngul thikën 19-vjeçarit pas sherrit banal, i riu nga Kosova tregon se çfarë i ndodhi gjatë natës në Shqipëri

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Policia e Durrësit vuri në pranga një 19-vjeçar pasi gjatë një sherri banal, ka plagosur me thikë shokun e tij. Një tjetër sherr që ka lënë të plagosur po me mjet prerës ka ndodhur dhe mes disa të rinjve të tjerë. Blutë shpallën në kërkim një 17-vjeçar që dyshohet se ka qëlluar me thikë një 20-vjeçar dhe një 23-vjeçar.

Ndërkohë policia e Durrësit është vënë në kërkim të një shantazhuesi misterioz që dyshohet se ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij mbrëmmë në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

I riu nga Kosova ka deklaruar në denoncimin e tij se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi nga Policia Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin S. B., 19 vjeç.

Gjithashtu, po nga këto struktura, po punohet për kapjen e shtetasit E. L., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasit M. Sh., 20 vjeç, dhe Xh. Ç., 23 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat