Avionë të aprovuar nga KFOR-i fluturojnë mbi Mitrovicë, Ferizaj e Prizren

Lajme

Avionë të aprovuar nga KFOR-i fluturojnë mbi Mitrovicë, Ferizaj e Prizren

Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një avion i vogël është parë mbi qiellin e Mitrovicës këtë të diel, e një tjetër ka fluturuar mbi Ferizaj e Prizren.

Në lidhje me këtë, zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” për Klankosova.tv tha se këto fluturime janë të aprovuara nga KFOR-i.

“Janë fluturime të aprovuara nga KFOR-i, prandaj ju lusim që të kontaktoni KFOR-in për detaje më të hollësishme”, është shprehur Gara.

Media ka kontaktuar me KFOR-in dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare nga ta.

Një aeroplan i ngjashëm është parë edhe ditë më parë në qiellin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat