“Bashkëpunimi në nivel me të gjithë anëtarët e Kuvendit”/ Idrizi tregon raportin në komunën që po udhëheq

Lajme

“Bashkëpunimi në nivel me të gjithë anëtarët e Kuvendit”/ Idrizi tregon raportin në komunën që po udhëheq

Nga: M.H. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Komuna e Vushtrisë është duke u udhëhequr tashmë nga kryetari nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi.

Idrizi u zgjodh me votën e qytetarëve të komunës së Vushtrrisë duke lënë pas vetës kundërshtarët e tij.

Ani pse nuk janë bërë ende një vit që nga qeverisja e tij, udhëheqja e tij po vazhdon të ketë rezultate.

Qytetarët po e cilësojnë një bashkëpunim të sinqert me kryetarin.

Mirëpo me opozitën si qëndron Idrizi?

Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, kryetari Idrizi u shpreh se ka një bashkëpunim të shkëlqyet me të gjithë anëtarët e Kuvendit.

Ai thekson që pret këshilla mirëpo edhe kritika nga të gjith.

Kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe shumë korrekt me të gjithë anëtarët e Kuvendit, i respektoj dhe i këshilloj, por edhe i pranoj lehtë edhe kritikat, pasi askush nuk është i pagabueshëm, as unë”, u shpreh kryetari i Komunës së Vushtrrisë.

Një synim të arritur Idrizi e sheh edhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me qytetarët.

Po, synimi im është respekti dhe mirësjellja ndaj qytetarëve, të jem sa më afër tyre, pa dallim partie, në mënyrë që qytetarët ta shohin kryetarin si njeriun e tyre, dhe të fillojnë t'i besojnë pushtetit. Synoj të bashkëpunoj shumë afër me rininë, të jem kryetar i të gjithëve pa dallim partie, të dëgjojë hallet e qytetarëve dhe t'i ndihmoj aq sa kam mundësi”, foli Idrizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat