Elbert Krasniqi: “Sunny Hill” do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme në Kosovë

Lajme

Elbert Krasniqi: “Sunny Hill” do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme në Kosovë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 09:46
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se synim i tyre është që festivali “Sunny Hill”, që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, e cila mund të shfrytëzohet nga të gjithë artistët.

Krasniqi ka thënë për eo, se dhënia e pronës komunale duhet të bëhet me procedura ligjore.

Ne jemi duke diskutuar se si duhet të gjejmë zgjidhje e qëndrueshme në mënyrë që të krijojmë hapësirë publike e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë jo vetëm nga festivali mirëpo nga të gjithë artistët dhe të tjerë që duan që të begatojnë jetën kulturore artistike.

Për neve është shumë me rëndësi që dhënia e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim të bëhet në bazë të procedurave të parapara ligjore edhe gjithpërfshirja në tryezën e diskutimit. Deri tani kemi marrëveshje që të mbahet festivali në Kosovë dhe ne do të shfrytëzojmë këtë kohën e mbetur në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat