​Policia e Kosovës fton qytetarët ta raportojnë dhunën

Lajme

​Policia e Kosovës fton qytetarët ta raportojnë dhunën

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të raportojnë dhunën në familje. ,,Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është e shenjtë dhe e pazëvendësueshme. Familja fillon aty ku fillon jeta, andaj duaje dhe mbroje atë. Së bashku mund t’ia dalim, nëse i themi ‘stop’ dhunës në familje! Dhuna në familje e shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë!, thuhet në apel.

Mes tjarash policia ka potencuar se, pasojat nga dhuna në familje mund të jenë me dëmtime fizike dhe psikike, familjet shkatërrohen, fëmijët marrin një shembull jo të mirë, banorët e komunitetit ndihen të pasigurt. Dhuna në familje ndikon te të gjithë. Për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje, Policia e Kosovës, kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Policia u bën apel të gjithëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje në:

- 092 nga tefonia fixe

- 192 nga vala

- 922 nga ipko

- 080019999

[email protected]

- aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policin’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat