Tragjedia në Mal të Zi, reagon për herë të parë kryeministri Dritan Abazoviq

Lajme

Tragjedia në Mal të Zi, reagon për herë të parë kryeministri Dritan Abazoviq

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:59
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Cetinë ku raportohet për 11 persona të vrarë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazovic në Telegram.

Tridhjetë e katër vjeçari VB ka vrarë sot disa persona në Cetinë, më pas është vrarë. Siç mësoi Vijesti, ai ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Televizioni Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raportoi se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është stabile.

Portalit Vijesti raporton e kryeministri Dritan Abazoviq do të vizitojë të plagosurit në QKKG dhe Cetinje me ministrat dhe kryetarin e komunës së Prijestonikës, Nikolla Gjurashkoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat