Kaos në Hib Petrol - Klientët ikin të tmerruar, dyshojnë se janë helmuar

Lajme

Kaos në Hib Petrol - Klientët ikin të tmerruar, dyshojnë se janë helmuar

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:10 Përditësuar në ora: 11:59 më 05.01.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Menaxheri i “Hib Petrol” tregon pse klientët u larguan nga restoranti

Zeqir Janova, menaxher i pikave të Hib Petrol ka sqaruar videon e publikuar brenda restorantit të Hib Petrol në Gjilan ku shihen disa klient duke u larguar të tmerruar nga kjo pikë.

Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur pasi një klient ka hedhur sprej të syve brenda objektit.

“Ka qenë një sprej për sy. Një klient e ka hedhur”, tha Janova.

Mediat lokale në Gjilan kanë publikuar një video ku shihen klientët duke ikur të tmerruar nga ambientet e restorantit.

Disa nga ta shihet të kenë marr edhe trajtim mjekësor.

Kaos në Hib Petrol - Klientët ikin të tmerruar, dyshojnë se janë helmuar

Një grup qytetarësh që po shërbeheshin në restorantin e Hib Petroll në Gjilan kanë përjetuar kaos për disa momente.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale shihen qytetarët duke ikur nga restoranti të tmerruar.

Nuk dihet nëse këta klientë ishin helmuar.

Por, dyshohet se ata kishin probleme të theksuara me frymarrjen pasi që dhe në video shihet duke mbyllur gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat