Pacolli uron Erdoganin: Një mik dhe aleat i fortë i Kosovës

Lajme

Pacolli uron Erdoganin: Një mik dhe aleat i fortë i Kosovës

Më: 28 maj 2023 Në ora: 21:47
Erdogan dhe Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar popullin dhe presidentin turk, Rechep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Pacolli, në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi të përbashkët me Erdoganin duke theksuar se ai është një mik dhe aleat i Kosovës.

Përveç kësaj, Pacolli ka uruar edhe kundërshtarin e Ergodainit, Kemal Kilicdaroglun për rezultat të mirë.

“Sonte nga Kosova i dërgoj urimet e mia të përzemërta popullit turk dhe Presidentit Erdogan për mandatin e radhës Presidencial, duke fituar edhe një herë besimin e popullit të tij. Një mik dhe aleat i fortë i Kosovës. Uroj edhe kundërshtarin opozitar Kemal Kilicdaroglun për një rezultat të mirë në të rundet zgjedhore. I urojme më të mirën Turqisë në vazhdim!”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat