Kuvendi i Serbisë shqyrton pr/rezolutën për Kosovën

Lajme

Kuvendi i Serbisë shqyrton pr/rezolutën për Kosovën

Më: 12 janar 2013 Në ora: 11:48

Deputetët e Kuvendit të Serbisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila mbahet sot, do ta shqyrtojnë propozimin e rezolutës për Kosovën, e cila do të paraqesë bazën për bisedimet me institucionet e Kosovës.

Partia Demokratike e Serbisë i ka propozuar 8 amandamente për propozimin/rezolutën për Kosovën, katër nga të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e propozimit, ndërkaq, katër të tjera për heqjen e pjesëve ku përmendet Bashkimi Evropian dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritashme në Bruksel.

Partia Liberale Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të votojë për Rezolutën.

Në këtë javën, presidenti dhe Qeveria e Serbisë kanë arritur marrëveshje për dy dokumente për Kosovën- projekt/rezolutën që do të shkojë para deputetëve për miratim, dhe platformën e cila nuk është bërë publike.

Siç është shprehur, presidenti Tomisllav Nikolliq pas takimit të përbashkët, Qeveria ka miratuar njëzëri dy propozim-tekste: rezolutën që vendos bazat për bisedime me institucionet në Prishtinë, dhe dokumentin obligativ apo platformën, e cila, siç thuhet, përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin, Ivica Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat