Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake serbe zbulon skenarin e Serbisë për Milan Radoiçiqin

Lajme

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake serbe zbulon skenarin e Serbisë për Milan Radoiçiqin

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:10
Milan Radoiçiq dhe Momir Stojanoviç

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake serbe Momir Stojanoviç tha se dyshimet e tij për mbrojtjen e Radoiçiç është skenar i Serbisë.

Pas pretendimeve të prokurorisë serbe se organizatori i sulmit terrorist në Kosovë, Milan Radoiçiç, ka siguruar armë nga Tuzla, reagoi Serbia.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë, në një intervistë për Nova.rs ka thënë se dyshon në versionin e ngjarjeve të paraqitur nga prokuroria.

“Nuk besoj në një mundësi të tillë sepse distanca hapësinore ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës është e madhe, edhe nëse ka kaluar përmes Beogradit, nuk ka mundësi të bëhet pa e ditur shërbimet e sigurisë. I dyshuari ka te drejte për tu mbrojtur por unë nuk besoj fare në këtë mundësi, nëse e kam gabim dhe nëse është e vërtetë ka vetëm dy mundësi. E para është që do të thotë që sistemi ynë i sigurisë ka dështuar plotësisht. E dyta është që e gjitha është bërë me pëlqimin e vendeve tona dhe autoriteteve të sigurisë. Nuk ka alternativë të tretë”, tha Stojanoviç dhe shton se sipas tij, ka më shumë gjasa që të jenë armë nga Serbia, të mbetura nga lufta në vitet 1990.

Stojanoviç thekson se në gjithë këtë çështje vazhdimisht “kapërcehet” një fakt.

“Të gjithë e mbajmë mend kur është shfaqur historia për Brigadën e Veriut? Çfarë është Brigada e Veriut? Kush janë këta? Nuk është e vërtetë që nuk e kemi ditur se disa të rinj në veri të Kosovës organizohen ushtarakisht. Prandaj mendoj se është shumë më mirë të tregojmë menjëherë gjithçka që dimë për organizimin ushtarak të serbëve në veri të Kosovës, në mënyrë që autoritetet e Kosovës të mos na lëshojnë herë pas here ndonjë filmim”, përfundon Stojanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat